Lajme

Ardita Sinani s’është më kryetare e Preshevës


Ish-kryetarja e Preshevës

Me 20 vota për dhe asnjë kundër Kuvendi Komunal i Preshevës e ka shkarkuar kryetaren Ardita Sinani nga posti i saj.

Ndonëse, Sinani të dielen kërkoi që seanca për shkarkimin e saj të shtyhej për shkak të takimit të liderëve politik shqiptar në Serbi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkarkimi i kryetares Sinina u krye megjithatë.

I menjëhershëm qe reagimi i politikanit shqiptar Shaip Kamberi, i cili i doli në mbrojtje politikanes Sinani, për çka tha se shkarkuesit “humbën gjithçka bashkë me nderin”.

“Por besoj se mbetet populli ai që më së miri e di peshën e hipokrizisë, vetëmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën” , shkroi Kamberi.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim le liderët shqiptarë të Luginësa së Preshevës tha se duhet të ketë unitetit mes spektrit politik shqiptarë dhe jo përçarje, për çka bëri thirrje që mos të inicohet shkarkimi i saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore