Sport

Arbnor Muja shpallet “Lojtari i Muajit” te Antwerp


E kishte shumë të vështirë ta fitonte vendin e titullarit, por me ta bërë këtë, Arbnor Muja është shpallur “Lojtari i Muajit” tek ekipi i Royal Antwerp.

Muja në muajin dhjetor i ka bërë vetëm dy paraqitje, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime.

Këto paraqitje kanë mjaftuar që ish-mesfushori i Dritës të zgjidhet më i miri i muajit te skuadra belge.

Një gol dhe një asistim, kosovari i shënoi në fitoren e ekipit të tij me rezultat 4:0 ndaj Standard Liege në Kupën e Belgjikës.

Ndërkaq, asistimin tjetër e dhuroi në barazimin 3:3 të skuadrës së tij në udhëtim te Westerlo.

Kujtojmë që Muja është transferimi më i shtrenjtë në historinë e Superligës së Kosovës.

Ai u ble nga belgët pas ndeshjeve të mira që tregoi pikërisht kundër Antwerp-it me fanellën e Dritës në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Ndërkaq, skuadra e Antwerp momentalisht pozicionohet në vendin e tretë të kampionatit belg me 36 pikë, 10 më pak se lideri Genk.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore