Sport

Arbnor Muja e fiton trofeun e parë me Antwerp-in


Arbnor Muja e ka fituar trofeun e parë me skuadrën e Royeal Antwerp, duke triumfuar në finale të Kupës së Belgjikës.

Ish-futbollisti i Dritës së bashku me ekipin e tij mposhtën në finale ekipin e Mechelen me rezultat 0:2.

Në këtë ndeshje, Muja ishte titullar (sikurse shumicën e ndeshjeve), i cili pari paraqitje të mirë përgjatë 90 minutave.

Pra, ky ishte trofeu i parë i Arbnorit, që prej se u transferua në verën e kaluar nga Drita për 400 mijë euro.

Ndërkohë, ai ka mundësi ta fitojë edhe titullin kampion në kampionatin belg, duke qenë se janë dy pikë prapa liderit, Genk (liga tani ka hyrë në fazën Play-Off).

Kujtojmë që gjatë rrugëtimit për në trofeun e Kupës, Muja ka kontribuar me një gol dhe një asistim në pesë ndeshje.

Ndërsa në total, 24-vjeçari i lindur në Mitrovicë ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar po aq asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore