Lajme

Arabia Saudite mirëpret masat e reja të gjykatës së Hagës kundër Izraelit


Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite ka përshëndetur masat e përkohshme të lëshuara një ditë më parë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Masat kanë të bëjnë me rritjen e fluksit të ndihmave në Rripin e Gazës, si dhe hapjen e pikave të kalimit tokësor për të lehtësuar aksesin emergjent.

“Mbretëria e Arabisë Saudite konfirmon mbështetjen e saj për të gjitha përpjekjet që synojnë ofrimin e ndihmës më urgjente humanitare për të shmangur përkeqësimin e krizës në Gaza”, thuhet në deklaratën e publikuar nga ministria.

Në të, diplomacia saudite rinovon thirrjen ndaj komunitetit ndërkombëtar. për të marrë masa të mëtejshme të menjëhershme për të ndaluar “shkeljet izraelite të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës humanitare dhe për të zbatuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që bën thirrje për armëpushim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore