Lajme

Presidentja Osmani ngushëllon Afganistanin pas tërmetit shkatërrues


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për popullin afgan nëpërmjet një postimi në platformën “X”, pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur pjesën veriperëndimore të Afganistanit të shtunën e 7 tetorit, duke lënë të vdekur mbi 2 mijë njerëz e rreth 10 mijë tjerë të lënduar.

“Ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit shkatërrues në Afganistan, një tragjedi që ka marrë mijëra jetë. I urojmë shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve dhe forcë për popullin e Afganistanit”, ka shkruar presidentja Osmani.

Afkanistani aktualisht po përballet me një krizë humanitare pas tërheqjes së ndihmave nga vendet dhe organizatat e huaja që kur talebanët rimorën pushtetin në vitin 2021. Vendi i shkatërruar nga lufta shpesh goditet nga tërmetet, veçmas në vargmalin e Hindu Kushit, i cili ndodhet pranë pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore