Lajme

Aplikimi i vendeve skandinave në NATO nuk shihet pozitivisht nga Erdogan-i


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nuk e sheh aplikimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO si një “mendësi pozitive”.

“Ne nuk e shohim pozitivisht anëtarësimin e tyre në NATO”.

Gjatë një prononcimi për mediat, Erdogan deklaroi se vendet skandinave janë bërë një strehë e sigurt për terrorizmin.

“Suedia është bërë një shtëpi për PKK-në dhe grupet e tjera terroriste”.

“Ata, madje, janë anëtarë të parlamentit në disa vende” shtoi ai.

Presidenti turk përmendi shqetësime për ngjarjet në të dy vendet e mbështetësve të militantëve kurdë separatistë që kanë luftuar për autonomi në juglindje të Turqisë për dekada.

Çdo zgjerim i NATO-s kërkon miratimin unanim të anëtarëve të aleancës.

Turqia është anëtare e NATO-s që nga viti 1952.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore