Shqipëria

Apeli i GJKKO-së paralajmëron Shullazin dhe Danin: Nëse avokatët nuk paraqiten, gjykimi do të vazhdojë pa mbrojtje


Gjykata e Posaçme e Apelit, të mërkurën e 17 nëntorit, ka paralajmëruar Emiljano Shullazin dhe Glimando Danin, për sa u përket shtyrjeve të seancave plenare për shkak se avokatët e tyre mbrojtës nuk paraqiten.

Sa i përket kësaj të fundit, Apeli i GJKKO-së ka theksuar faktin se, nëse avokatët nuk paraqiten, nuk do të ketë më shtyrje seancash dhe gjykimi do të vazhdojë pa mbrojtje.

Prej dy vitesh tashmë Apeli nuk ka arritur të nisë gjykimin e pesë të pandehurve të dënuar në shkallën e parë me 54 vite heqje lirie.

GJKKO rrëzon SPAK për çështjen e Fatos Lulos - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Çfarë ka ndodhur deri më tani?

Gjykata e Lartë e Tiranës, më 26 maj ka rrëzuar kërkesën e Shullazit dhe të katër të pandehurve të tjerë, për t’u liruar nga qelia e burgut të egër “41 bis”.

Vendimi për të rrëzuar kërkesën e Apelit të Posaçëm u mor nga tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Mbrojtja në prill bëri me dije se kanë marrë një avokate amerikane, për të monituar shkeljet që i janë bërë në gjyqet e mëparshme.

Avokatja amerikane, asokohe, u shpreh se çdo person ka të drejtë për të pasur një proces të rregullt gjyqësor, duke mos shkelur të drejtat e të pandehurit.

Ndërsa avokati tjetër i Shullazit ka deklaruar se janë bërë shumë shkelje gjatë procesit në Apel. Ai pati paralajmëruar se çështja do të shkonte në Gjykatën Kushtetuese.

Duke shtuar se, pas kësaj, çështjen mund ta çojë deri në Gjykatën e Strasburgut.

Çfarë ndodhi sot në Gjykatën e Posaçme, prezantimi i gjyqtarëve dhe uniformat e reja

Kush është Armando Shullazi?

Prej muajsh, Shullazi është i izoluar në regjimin “41 bis”, ose ndryshe burgu i egër.

Ai është dënuar në dhjetor të 2018-s me 14 vite burg për vepra të ndryshme penale.

Shullazi, ndër vite, është ndaluar dhe arrestuar disa herë nga policia për kërcënime dhe armëmbajtje.

Në nëntor të vitit 2011, ai u lirua nga burgu, pasi kreu dënimin prej shtatë vjetësh e katër muaj burg për trafik droge.

Për një kohë të gjatë ishte cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepronte në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Me emrin e tij lidhen shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin që prej vitit 1999.

Prej atij viti, dhjetëra të vdekur numërohen nga të gjitha anët e botës së krimit në kryeqytet.

Më të përmendurat janë vrasjet e Denis Ginës, Edgar Libohovës, Ervin dhe Ergys Borovës, Alban Danit apo Erald Harshovës.

Shullazi drejtonte atë pjesë të grupit që përbëhej nga Pajtim Serjani, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar.

Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Në vitin 2016, Emiljano Shullazi dhe Gilmand Dani u arrestuan nga forcat e komisariatit të policisë nr. 2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore