Sport

Anthony Martial pranon t’i bashkohet Juventus-it


Futbollisti i Manchester United, Anthony Martial, thuhet se ka rënë dakord që të bashkohet me skuadrën e Juventus-it.

Francezi u përjashtua nga trajneri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick, për shkak se ai kishte kërkuar që të mos përfshihej në skuadrën e ndeshjes që “djajtë e kuq” u përballen me Aston Villa-n.

Megjithatë, Martial mohoi pretendimin e trajnerit të tij, duke thënë “kurrë nuk kam refuzuar të luajë ndonjë ndeshje për Manchester United”.

“Kam qenë këtu për shtatë vjet dhe kurrë nuk kam shpërfillur dhe nuk do të mos respektoj kurrë klubin dhe tifozët.”

Dhe, sipas asaj që raporton gazetari Rudy Galetti, një largim i Martial-it drejt Torinos pritet shumë shpejt të ndodhë, pasi që edhe vet 26 vjeçari ka pranuar një lëvizje të tillë.

Te Juventus-i thuhet se kanë propozuar fillimisht huazimin e futbollistit francez deri në fund të sezonit, për të kërkuar më pas një blerje përfundimtare të tij.

Kujtojmë që Martial është pjesë e Manchester United që nga vera e vitit 2015, kur u transferua nga Monaco për shumën e 60 milionë eurove.

Ai deri më tani ka zhvilluar 268 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e kuqe, prej të cilave ka shënuar 79 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore