Covid 19

Angli/ Shtyhen me katër javë kufizimet e Covid-19


Shumica e rregullave të coronavirusit do të qëndrojnë në fuqi në Angli edhe pёr katër javë të tjera pas zhbllokimit të planifikuar tё 21 qershorit. Kjo sipas burimeve qeveritare pranё BBC.

Kjo nënkupton kapacitet tё limituar pёr eventet e sporteve, pub-eve dhe kinemave. Klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura.

Kryeministri Boris Johnson pritet të konfirmojë vonesën në një konferencë shtypi më vonë.

Zgjatja do të vendoset në dhomёn e Komunave këtë muaj dhe mund të shkaktojë një rebelim të konsiderueshëm të Konservatorëve.

Anglia duhej të dilte nga bllokimi në 21 qershor. Eventet do të lejoheshin të funksiononin pa kufij dhe limiti i tё ftuarve në dasma do të hiqej.

Duke i dhёnё fund gjithashtu rregullave aktuale që kufizojnë tubimet në shtëpi për gjashtë persona ose dy familje.

Shumë shkencëtarë kanë bërë thirrje që rihapja të vonohet për të mundësuar vaksinimin e më shumë njerëzve me dozat e dyta, mes rasteve në rritje të variantit Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi.

Ministri i Shëndetësisë Edward Argar, tha pёr BBC se nuk mund të konfirmonte vonesën para njoftimit të Kryeministrit, por kishte një “rritje shqetësuese” në rastet e variantit Delta dhe numrat në spital “po fillonin të zvarriteshin”.

Rastet më të rënda ishin midis njerëzve të pavaksinuar ose atyre që kishin marrё vetëm një dozë. Me ritmet aktuale gati 10 milionё doza të dyta mund të administrohen për të rritur mbrojtjen.

Argar tha se kryeministri do të adresonte çështjet e mbështetjes ekonomike.

Ai tha se ishte “shumë i ndjeshëm” gjithashtu, ndaj situatës së çifteve të cilëve u ishte dashur të shtynin dasmat e tyre.

Të gjitha zonat e Skocisë do të lëvizin në kufizimet në 28 Qershor. Grupe më të mëdha mund të mblidhen në kafene, bare dhe restorante. Megjithëse do t’u kërkohet të respektojnë distancën sociale.

Në Irlandën e Veriut janë planifikuar të zbuten më 21 qershor, ndërsa në Uells do të rishikohen më 25 qershor.

Ky lajm është marrë dhe përshtatur për Albanian Post nga BBC

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore