Jetesë & Stil

Angelina Jolie me pushime, larg çështjeve gjyqësore


Angelina Jolie është një nga aktoret më të talentuara dhe të dashura në të gjithë botën.

Ajo është cilësuar shumë herë si një nga artistet më të bukura.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt, pak kohë më parë, i dhanë fund martesës së tyre shumëvjeçare.

Një ndarje kjo që shkaktoi reagimin e shumë fansave të çiftit.

Me sa duket, aktorja po përpiqet të qetësohet pak nga problemet që ka pasur me ish-bashkëshortin e saj, duke u çlodhur së bashku me fëmijët.

Më herët, ajo bëri një tur turistik nëpër Evropë, së bashku me fëmijët, ku kaloi një kohë vërtet të mirë.

Angelina Jolie nuk është e vetmja artiste që ka vizituar Evropën këtë verë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishin në Francë dhe në Itali gjithashtu, ku festuan ditëlindjen e artistes dhe bënë publike ribashkimin e tyre pas shumë vitesh ndarjeje.

Gjatë udhëtimit, Angelina u shoqërua me artistët JR dhe Prune Nourry, të cilët postuan foto gjatë ekskursionit.

Në ato fotografi, Jolie dukej tepër e lumtur dhe e qetë, teksa sodiste bukurinë e këtyre qyteteve.

Dukshëm Angelina po e rimerr veten nga ndarja, duke kaluar kohë me njerëzit më të dashur.

Në një kohë që, vjeshta nuk do të jetë kaq çlodhëse, pasi çështjet gjyqësore lidhur me ish-partnerin duket se nuk janë mbyllur ende.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore