Lajme

Anëtarët e KD-së të Universitetit të Ferizajt akuzojnë Qeverinë për “ndërhyrje flagrante” në procesin e zgjedhjeve


Anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ia kanë dërguar një letër Kryesuesit të Këshillit Drejtues, Hazir Gashit, të cilit i kanë kërkuar sqarime për shtyrjen e mbledhjes sipas dinamikes zgjedhore edhe pse ky i fundit sipas tyre ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Ditën e premte, me datë 5 prill 2024, në ora 15:49 minuta (krejt në fund të orarit të punës) e më pas të përsëritur në të njëjtën ditë në ora 20:17 minuta, kemi pranuar dy emaila nga ana juaj, përmes të cilëve njoftohemi për shtyrje të mbledhjes së caktuar sipas dinamikës zgjedhore numër 133/24, datë 19.01.2024, numër rendor 22”, thuhet në letrën e anëtarëve të KD-së drejtuar Gashit.

Në letër po ashtu theksohet se Gashi nuk ka fare të drejt të ndërmerr veprime të tilla juridike të tilla dhe t’i jep vetes autorizim për shtyrje të mbledhjes, sepse veprimet e të tilla bien ndesh me nenin 19 të Statutit dhe gjithashtu kualifikohen si “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Në këtë kontekst, çfarëdo ndërhyrje në proces zgjedhor nga kushdo qoftë, e aq më tepër nga persona të paautorizuar siç është z. Muhedin Nushi, Këshilltar i Lartë Politik i Ministres së MASHTI-it, dhe i cili në emër të MASHT-it kërkon shtyrje të procesit zgjedhor, rrjedhimisht spostimit të dinamikës të cilën e ka miratuar Këshilli Drejtues si autoritet qeverisës në UShAF, përbën ndërhyrje flagrante dhe cenim të një procesi demokratik dhe shumë transparent të zgjedhjeve në UShAF, rrjedhimisht veprimet e tilla janë të sanksionuara me Kapitullin XXXIII-neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës-Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Po ashtu, në letër theksohet se Hazir Gashi në emalin e tij ka përfshirë anëtarët e KD-së dhe përmes tij ka njoftuar ministren Nagavci për paraqitjen e dorëheqjes zyrtare nga detyra e anëtarit të KD-së së UShAF.

“Mirëpo pavarësisht kërkesës së tij për dorëheqje, ne si anëtarë të KD-së, asnjëherë nuk jemi njoftuar zyrtarisht nga MASHTI nëse dorëheqja e tij është aprovuar apo jo. Në qoftëse dorëheqja e tij është aprovuar nga MASHTI, shtrohet pyetja se përse ai vazhdon të jetë pjesë në komunikimet përmes emailit zyrtar të dërguar nga ana e Këshilltarit të Lartë Politik z. Nushi (emaili i dhe e kryesuesit të KD-së z. Hazir Gashi”.

Sipas tyre, është obligim ligjor që organi MASHTI të njoftojë Këshillin Drejtues të UShAF për aprovimin e dorëheqjes së një anëtari të emëruar nga ana e tyre, kjo për faktin që zyrtarët përgjegjës të UShAF-it në pajtim me nenin shtatë të Udhëzimit Administrativ.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore