Ish-presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli u tall me Inter-in pasi zikaltërit fituan titullin e Serie A mbrëmë, duke shkruar me numra romakë ditën që bardhezinjtë fituan Scudetto-n e 20-të 42 vjet më parë.
Inter-i u bë kampion i Serie A mbrëmë pas fitores 2-1 ndaj rivalëve të qytetit Milan në “Meazza”.
Ka pasur shumë reagime, brenda dhe jashtë fushës dhe një prej tyre erdhi nga ish-presidenti i Juventus-it, Agnelli.
Ish-shefi i bardhezinjëve ka hyrë në llogarinë e tij zyrtare X, duke shkruar disa numra romakë dhe moton e Juventus-it “Fino Alla Fine”.
XVI.V.MCMLXXXII
Fino alla fine…— Andrea Agnelli (@andagn) April 22, 2024
Çfarë do të thoshte data e shkruar nga Agnelli? Ajo që shkruan ish-presidenti i Juventusit është 16 maji 1982, jo një datë e rastësishme, por kur bardhezinjtë fituan Scudetto-n e 20-të 42 vjet më parë.
Inter-i siguroi titullin e tyre të 20-të në Itali dhe një yll të dytë në fanellë, por Agnelli theksoi se bardhezinjtë arritën të njëjtën gjë mbi 40 vjet më parë.
48-vjeçari u tërhoq nga posti i Presidentit të Juventus-it në nëntor 2021 pasi drejtoi bardhezinjtë në një nga periudhat më të suksesshme në historinë e tyre, me nëntë tituj radhazi të Serie A nga 2012 deri në 2020.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com