![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/09/120565554_gettyimages-1233851065.jpg)
Ambasadori i Kinës në Britaninë e Madhe, Zheng Zeguang, nuk mund të marrë pjesë në punimet e Parlamentit britanik ndërsa një numër sanksionesh kineze mbesin në fuqi ndaj disa anëtarëve të dhomës së Parlamentit anglez.
Zeguang, duhet të ishte pjesë e një pritjeje të Dhomës së Përfaqësuesve, të mërkurën e 15 shtatorit. Mirëpo, pa ardhur ende e mërkura, atij iu bë me dije se kjo gjë, është e pamundur të ndodhë.
Menjëherë pati një reagim nga ana e Pekinit zyrtar, ku ky qëndrim ndaj Zeguang, është përshkruar si “i përçmueshëm dhe burracak”.
Tensionet janë të larta mes dy qeverive. Kina ka vendosur sanskione udhëtimi ndaj pesë anëtarëve të Parlamentit britanik. Arsyetimi mbi këtë vendim, ishte ai i shpifjeve ndaj Kinës.
Për këtë shkak, ishullorët kanë vendosur të kenë një qasje të ngjashme – edhe pse jo me sanksione.
Ky vendim mbi pjesëmarrjen e Zeguang, nuk është i rastësishëm dhe as i papritur.
Më parë, Britania ka vendosur sanksione ndaj Kinës, në mbështetje të thirrjes së SHBA-ve për të marrë masa ndaj akteve kundër njerëzimit që mendohet se Pekini zyrtar ka kryer. Por, edhe pas këtij vendimi, një grup parlamentar i minoritetit kinez e patën ftuar Zheng-un në një pritje në Dhomën e Përfaqësuesve.
Situata nga atëherë gjithsesi, ka ndryshuar.
Sanksioni ndaj britanikëve është me emra të drejtpërdrejtë dhe janë marrë si sulm.
Ndërsa një lehtësim i situatës midis dy vendeve, duket ende larg, për shkak të retorikës së ashpër diplomatike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pajisja e parë në botë e epilepsisë ka reduktuar krizat e pacientit gjatë ditës me 80%
-
Asnjë gol në Grupin C: Anglia, Danimarka dhe Sllovenia kualifikohen, Serbia jashtë Euro 2024
-
Mëlçia e dhjamosur, rregullat për parandalimin dhe trajtimin
-
Evropianët nuk heqin dorë nga zakonet e tyre tradicionale të pijeve alkoolike
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj