Lajme

Ambasadori rus lë sallën, Michel i ashpër: Ik se e ke më të lehtë mos ta dëgjosh të vërtetën


Ndodh të ashpërsohen edhe debatet në Këshillin e Sigurimit, organi i lartë diplomatik i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe gjithçka, pikërisht, kur Shqipëria ka presidencën.

Ka qenë retorika e Presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, ajo e cila nuk i ka pëlqyer veçanërisht ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit, Vassily Nebenzia.

Si i ftuar i veçantë në New York në një mbledhje të Këshillit, e cila u drejtua nga ambasadori i përhershëm shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, Michel filloi të fliste mbi mënyrën se si Kremlini po i përdor rezervat ushqimore, si një mjet lufte kundrejt vendeve të zhvilluara.

“Kjo gjë po i çon lart çmimet e ushqimeve, duke i shtyrë njerëzit në varfëri dhe duke destabilizuar rajone të tëra. Rusia është përgjegjëse për këtë”, tha Michel gjatë fjalës së tij.

Mirëpo, Nebezias, nuk i ka pëlqyer kjo fjalë dhe është çuar menjëherë, duke e braktisur mbledhjen.

Në atë çast, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i zyrtarit të lartë evropian.

“Mund ta lini sallën zoti ambasador. Ndoshta e keni më të thjeshtë të mos e dëgjoni të vërtetën”, tha Michel menjëherë pas largimit të Nebezias.

Ndër të tjera, presidenti i KiE-së vijoi duke folur edhe për bombardimet ruse që vazhdojnë në Ukrainë dhe të cilat po e bëjnë të pamundur aftësinë e popullit ukrainas për të mbjellë produkte bazë të shportës (kryesisht drithërat).

Ai theksoi, po ashtu, se nuk ka asnjë sanksion evropian ndaj agrikulturës ruse. Madje, as ndaj sektorit rus të transportit.

Kështu, duke treguar se Evropa në realitet po merret vetëm me luftën dhe jo me aspektet e tjera që përbëjnë një jetesë të shëndetshme fizike e sociale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore