Pajisje

Amazon-i, investim për qendrat e të dhënave në Spanjë


Në faqen e vet të internetit, Amazon-i, kompania amerikane e teknologjisë, ka njoftuar se po planifikon të investojë 2.5 miliardë euro ose ndryshe 3.04 miliardë dollarë në qendrat e reja të të dhënave në rajonin verior spanjoll të Aragon-ës, të cilat do të hapen në mes të vitit 2022.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se njësia e shërbimit të llogaritjes në cloud, Amazon Web Services, do të investojë shumën e planifikuar për një periudhë prej dhjetë vjetësh.

Në këtë investim, kompania përfshin shpenzimet kapitale, ndërtimin e qendrave, importimin e pajisjeve dhe shpenzimet operative siç janë pagat e 1 mijë 300 punonjësve që do të punësohen atje.

Në Spanjë, Amazon Web Services, ka pasur një prani që prej vitit 2012 dhe po ndërton më shumë në infrastrukturë për të qenë në gjendje të presë të dhëna në Spanjë për klientët e saj që i kërkojnë ato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore