Sport

Alvaro Odriozola do t’i bashkohet Fiorentinës


Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid-it, Alvaro Odriozola, do t’i bashkohet Fiorentinës në huazim me detyrim për blerje.

Odriozola, i cili iu bashkua Real Madrid-it në sezonin 2018/’19, te madrilenët ka kaluar një periudhë shumë negative.

Ai u transferua nga Real Sociedad për shifrën e 40 milionë eurove, me pritshmëritë e të gjithëve që ishin të mëdha.

Mirëpo, Alvaro Odriozola asnjëherë nuk e tregoi veten te madrilenët, duke u paraqitur dobët edhe në ato pak mundësi që iu ofruan.

Odriozola tani do të largohet nga Real Madrid-i në formë huazimi për herë të dytë.

Herën e parë ai u bashkua Bayern-it, ku ishte pjesë e skuadrës që fitoi tripletën.

Tani, ai do të bashkohet me Fiorentinën.

Odriozola do të kalojë tek italianët në formë huazimi, me detyrim për blerje në fund të sezonit.

Ka mbetur vetëm edhe konfirmimi nga vetë futbollisti thotë Fabrizio Romano, pastaj kjo lëvizje do të jetë zyrtare.

Për Real Madrid-in, ky largim është i nevojshëm edhe që t’i bëjnë Mbappe-s vend në skuadër.

Francezi, me shumë mundësi, do të transferohet te Real Madrid-i gjatë kësaj jave. Odriozola do të jetë futbollisti që do të largohet në mënyrë që madrilenët të kenë vend edhe për një futbollist.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore