Lajme

Algjeri: Akuzohej për zjarrvënie, turma vret 38-vjeçarin – 61 të arrestuar


Zjarri në pyllin pranë fshatit Larbaa Nath Irathen, rajoni Tizi Ouzou.

Policia algjeriane ka njoftuar se janë arrestuar 25 persona pas linçimit të një burri të akuzuar për fillimin e zjarreve vdekjeprurëse në pyje javën e kaluar. Të mërkurën e 18 gushtit numri i përgjithshëm i të arrestuarve shkon në 61.

Sipas deklaratës së policisë arrestimet e fundit u bënë në disa provinca në të gjithë vendin. Më tej thuhej se të dyshuarit u akuzuan gjithashtu për dëmtimin e pronës publike dhe policisë.

Viktima, Djamel Ben Ismail, 38 vjeç, ishte dorëzuar në një stacion policie në rajonin Tizi Ouzou, – i cili u godit më shumë nga zjarret – pasi dëgjuan se dyshohej për përfshirje.

Videot e postuara në internet treguan një turmë që rrethoi një furgon policie dhe duke rrahur një burrë brenda tij. Më pas e tërhoqën jashtë dhe i vunë zjarrin, me disa që bënë “selfie”.

Imazhet tronditëse u shpërndanë gjerësisht dhe ndezën zemërim në Algjeri.

Zjarret, të nxitur nga një valë e nxehtë, vranë të paktën 90 njerëz në vendin e Afrikës së Veriut, me autoritetet duke fajësuar zjarrvënësit dhe “kriminelët” për shpërthimet.

Ata kanë vënë gishtin e fajit në lëvizjen e lirë të njerëzve në rajonin Berber të Kabyle-it. Ky rajon shtrihet përgjatë bregdetit Mesdhe në lindje të Algjerisë.

Por Said Salhi, nënkryetar i Lidhjes së të Drejtave të Njeriut në Algjeri, tha për mediat se, “vetëm një gjykim i drejtë mund të zbulojë të vërtetën dhe t’i japë drejtësi Djamel”.

Zjarret në Algjeri

Dhjetëra zjarre filluan të hënën e 9 gushtit në rajonin Kabyle dhe rajone të tjera. Autoritetet algjeriane dërguan ushtrinë për të ndihmuar qytetarët me flakët dhe evakuimet.

Rajoni Kabyle, 60 milje (100 km) në lindje të Algjerisë, ka shumë fshatra me terren të vështirë kalimi dhe ujë të kufizuar.

Autoritetet regjistruan 41 zjarre në 18 vilajete. Mes personave që vdiqën, 25 ishin ushtarë.

Ministri i Brendshëm i Algjerisë, Kamel Beldjoud, ka akuzuar kriminelët si shkaktarë të ndezjës së zjarreve.

Ekspertët e klimës thonë se ndryshimi i klimës nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror po nxit ngjarje ekstreme, të tilla si valët e nxehtësisë, thatësira, zjarret, përmbytjet dhe stuhitë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore