Shqipëria

Aleanca po forcohet më shumë, SHBA: 50 milionë euro për bazën në Kuçovë


“Po bëjmë një aleancë të fortë akoma edhe më të fortë!”.

Ky është mesazhi që ka dhënë ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në inaugurimin e fillimit të punimeve të bazës ajrore së NATO-s në Kuçovë.

Si pjesë e rindërtimit të saj, do të vihet në dispozicion një fond prej 50 milionë eurosh.

Me to, NATO pritet të financojë në kursin e viteve të ardhshme, ndërtimin e plotë të një baze ajrore në Kuçovë.

Gjashtë aviona luftarakë, do të mund të qëndrojnë në të pas përmbylljes së punimeve.

Teksa, nga autoritetet shqiptare, një rast i tillë, është cilësuar si hap i rëndësishëm në rolin e Shqipërisë si anëtare e alenacës ushtarake më të madhe në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore