Shqipëria

Alarm “anonim” për bombë në SPAK, policia në vendngjarje


Policia ka shtuar praninë e saj në orët e mesditës pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe GJKKO-së.

Kjo, pas një telefonate anonime e cila lajmëronte për një bombë në brendësi të institucionit të drejtësisë.

Alarmi është regjistruar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Pas telefonatës, në ambientet përkatëse kanë shkuar shërbimet e policisë.

Këta të fundit, vijojnë kontrollet dhe deri tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë.

Sakaq, Policia po verifikon më në imtësi godinat ndaj të cilave u ngrit alarmi “anonim” për bombë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore