Lajme

Aksioni i INTERPOL-it në Kosovë, arrestohen dy persona


Të hënën në mëngjes pas një aksioni të INTERPOL-it të zhvilluar në Komunën e Istogut dhe të Malishevës janë arrestuar dy shtetas kosovarë.

Kështu të paktën ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas Policisë së Kosovës dy të dyshuarit kanë pasur urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritete Italiane.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë”, ka thënë Kelani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore