Lajme

Aksident në Lipjan, lëndohen tre persona


Ilustrim: Aksident rrugor

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur në Lipjan të enjten.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre këmbësorë”, ka thënë Ahmeti.

Ilustrim: Aksident rrugor

Ajo ka bërë të ditur se nga ky aksident, ka pasur vetëm lëndime trupore.

“Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore”.

Ndërsa, ka theksuar se rasti vazhdon të jetë në hetime.

“Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore