Lajme

Aksident në Klinë, një i vdekur e tre të lënduar


Ilustrim

Në orët e para të së martës një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në fshatin Shtaricë të Komunës së Klinës si pasojë e një aksidenti trafiku.

Lajmi e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë për media, derisa kanë njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

Aty theksohet se shoferi i njërës veturë po lëvizte në drejtim të fshatit Ujmir, e me të mbërritur në fshatin Shtaricë ka kaluar në anën e majtë dhe me pjesën ballore është përplasur me automjetin e viktimës.

“Në vend të ngjarjes mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit nga të lënduarit gjersa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore