Bota

Agjencitë e inteligjencës gjermane dështim në luftimin e ekstremizmit të djathtë


Suportuesit e ekstremit të djathtë në Chemnitz, Gjermani, 30 Gusht 2018, pasi vdekjes sё një burrë dhe plagosjes sё dy të tjerëve në një pёrleshje midis disa njerëzve të "kombësive të ndryshme" në qytetin lindor gjerman të Chemnitz.

“Njё hap jetik ka ndёrmarrё Gjermania ndaj problemit tё tendencave fashiste. Partia populiste gjermane e krahut tё djathtё, Alternativa për Fur Deutschland(AfD) tashmё ёshtё nёn hetim”, shkruan The Guardian.

Një vit nga sulmi terrorist i ekstremit të djathtë nё qytetin lindor Hanau. Berlini ёshtё suvatuar me postera tё Ferhat Unvar, Gökhan Gültekin, Hamza Kurtović, Said Nesar Hashemi, Mercedes Kierpacz, Sedat Gürbüz, Kalojan Velkov, Vili Viorel Păun dhe Fatih Saraçoğlu.

Posterat kanë qenë pjesë e një fushate të gjerë të angazhuar për tërheqjen e vëmendjes dhe emërimin e viktimave të këtyre krimeve. Ajo u frymёzua pas lajmit të sё mërkurës që Verfassungsschutz, shërbimi i brendshëm i shtetit i Gjermanisë, vendosi nën vëzhgim tërësinë e partisë së ekstremit të djathtë, AfD.

Partia më e madhe opozitare e Gjermanisë në parlament, tani do të monitorohet nga informatorë konfidencialë

Do të përgjohet po ashtu posta dhe telefonat e saj.

Në të vërtetë, Verfassungsschutz-it i ishte dhënë leja e përkohshme për t’a vendosur palën nën vëzhgim nga gjykata kushtetuese. Megjithatё, miratimi fillestar i gjykatës varej nga ruajtja e konfidencialitetit.

Që kur u dha lajmi, gjykata ka tërhequr miratimin e saj dhe statusi ligjor i vëzhgimit tashmё mbetet i paqartë. Ndёrkohё, lajmet e javës së kaluar tregojnё ndryshimet e mёdha qё kanё ndodhur në marrëdhëniet midis partisë dhe shtetit gjerman.

Një dosje me 1 mijё faqe përmban material të mbledhur nga Verfassungsschutz, nga fjalimet e AfD dhe materialeve të marketingut. Ajo është vlerësuar nga një ekip avokatësh dhe ekspertësh të ekstremizmit të djathtë.

“Sidoqoftë, ne duhet t’i kuptojmё ndryshimet në marrëdhëniet e agjencisë së inteligjencës me AfD, si rezultat i punës së aktivistëve të organizuar nga viktimat e dhunës së krahut të djathtë”, shkruan The Guardian.

Në të vërtetë, vetë Verfassungsschutz prej kohësh dyshohet për bashkëpunim në dhunën ekstremiste.

Kur djathtistët ndёrmorrёn një tubim në qytetin gjerman lindor të Chemnitz, në vitin 2018, Hans-Georg Maaßen, atëherë kreu i organizatës së sigurisë, tentoi të minimizojnë pёrmasat e dhunës.  Ai sugjeroi se pamjet që tregonin migrantët që ndiqeshin nëpër rrugë nga një turmë e zemëruar, ishin falsifikuar. Pavarёsisht, se ato ishin verifikuar nga mediat, dëshmitarët okularë. Si dhe u referuan të ligjshme nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Verfassungsschutz i landit Hessen, doli gjithashtu i përfshirë në vrasjen e politikanit të partisё sё Bashkimit Demokristian, Walter Lübcke, në vitin 2019

Personi që bleu armën për të vrarë Lübcke ishte i njohur nga agjencia. Dihej që ai kishte simpati pёr partitё ekstremiste tё djathta dhe nuk duhet tё ishte lejuar tё blinte armë legalisht. Por informacioni u neglizhua tё kalonte tek gjyqtari përgjegjës për lëshimin e lejes.

Policia gjermane shumё rrallё mund tё akuzohet pёr dhunё direkte. Diçka e zakonshmesiç pёr shembull nё SHBA. Megjithatё, po vërehet gjithnjë e mё shumё roli i saj në suportimin e dhunёs së ekstremit tё djathtё. Ndonjёherё madje edhe vetё aktivizimi i saj.

Në landin e Mecklenburg-Vorpommern, një efektiv nё njёsinё, Spezialeinsatzkommando u dënua kohët e fundit, për posedim të paligjshëm të një pistolete tip “Uzi”, si dhe tё 55 mijё fishekëve. Efektivi ishte pjesë e një grupi të quajtur Nordkreuz. Ky i fundit përbëhej kryesisht nga anëtarë ose veteranë të policisë, ushtrisë dhe shërbimeve të inteligjencës së Gjermanisë. Ata kishin përpiluar një listë armiqsh prej 25 mijё personash dhe pretendonin se po përgatiteshin ndaj “rënies eventuale të shoqërisë gjermane”.

Një grup i veçantë i ekstremistëve të djathtë, ndërkohë, ka qenë duke përdorur kompjutera policie për të dërguar kërcënime me vdekje ndaj aktivistëve antifashist. Autoritetet kanë qenë në mënyrë të dyshimtë të ngadaltë nё hetimin e më shumë se 100 kërcënime me nёnshkrimin e “NSU 2.0. Për më tepër, policia në Berlin, Nordrhein-Westfalen dhe Hessen u zbulua se kishte marrë pjesë në biseda tё grupe ekstremiste të djathta. Pavarësisht nga të gjitha këto, ministri i brendshëm, Horst Seehofer, refuzoi me forcë thirrjet pёr racizmёm në policinë gjermane.

Thomas Haldenwang, i cili mori kontrollin e Verfassungsschutz pasi Maaßen u detyrua të linte postin në vitin 2018, filloi mandatin e tij duke vendosur AfD nën vëzhgim

Haldenwang e ka bërë ekstremizmin e djathtë një fokus të veçantë të punës së tij. Por ndryshimet nga lart-poshtë mund të jenë të vështira për t’u zbatuar në çdo organizatë. Akoma më vështirë përballë kulturave të ngulitura të agjencive të inteligjencës dhe ekspertizës në mbajtjen e sekreteve. Haldenwang ndёrkohё ishte në krye të Bundesverfassungsschutz kur Lübcke u vra.

“Duke pasur parasysh historinë e zymtë të agjencive gjermane të inteligjencës në lidhje me ekstremizmin e djathtë, lajmi se ata tani do të vëzhgojnë AfD duhet të shoqёrohet me duartrokitje të kujdesshme”, shkruan The Guardian.

“Shkalla e problemeve të Gjermanisë lidhur me ekstremizmin institucional të së djathtës po bëhet më e qartë. Megjithatë, duhet t’i festojmë këto hapa të vegjël”, shton The Guardian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore