Pajisje

Aeroplani Overture do të fluturojë nga Londra në Nju Jork për vetëm 3 orë


Modelet për aeroplanin, të quajtur Overture, u publikuan më 19 korrik.

Një aeroplan i ri me nofkën ‘ Son Of Concorde’ do të bëjë që pasagjerët të fluturojnë nga Londra në Nju Jork, për vetëm tre orë e gjysmë.

Sipas kompanisë, avioni i ri do të jetë ‘avioni më i shpejtë në botë, i optimizuar për shpejtësi, siguri dhe qëndrueshmëri’.

Avioni do të jetë në gjendje të transportojë 65-80.

Pra, çfarë karakteristikash ka avioni? Ai krenohet me katër motorë të fuqishëm dhe “sistemin e parë të automatizuar të reduktimit të zhurmës në botë”, që do të thotë se do të jetë një udhëtim tepër i qetë.

Dizajni dhe shpejtësia e Overture është diçka që po e shtyn përpara udhëtimin ajror, me themeluesin dhe CEO të Boom, Blake Scholl, i cili ka thënë: “Aviacioni nuk ka parë një kërcim kaq gjigant në dekada. Overture është revolucionar në dizajnin e tij dhe do të ndryshojë rrënjësisht si mendojmë për distancën”.

Overture aktualisht pritet të fluturojë në vitin 2026 dhe të marrë pasagjerë deri në vitin 2029.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore