Sport

Adriano shpenzon 12 mijë euro në muaj për qëndrimin në hotel


Ish-sulmuesi i Inter-it dhe Brazilit, Adriano tashmë njihet për jetën e tij dhe standardin e lartë, që përpiqet të ndjek. Ndonëse shumë ish-futbollistë, pas terheqjes nga futbolli mendojnë të menaxhojnë sa më mirë pasuritë e tyre, për Adriano-n nuk është e njëjta situatë.

Braziliani ka vendosur të shesë shtëpinë e tij dhe të transferohet në një hotel luksoz në Rio de Janiero.

Ish-lojtari i Inter-it, Roma-s, Flamengo-s dhe Corinthians-it shpenzon 12 mijë euro në muaj për të qëndruar në hotelin Grand Hyatt.

Perandori, siç u quajt në kohën kur ishte pjesë aktive e futbollit, ka marr një suit presidenciale, 145 meter katrorë dhe me pamje nga oqeani.

Sipas gazetes Ole, Adriano shiti vilën e tij për një shifër rreth 1.3 milion euro dhe është në kërkim të shtëpisë së re.

Derisa të gjejë shtëpine e re, që i përshtatet kushteve dhe standardeve të Adriano-s, ky i fundit do të qëndrojë në hotel, ku ka marr me vete gjithë trofetë e fituar në karrierë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore