Sport

Adnan Januzaj, edhe Real Sociedad-i i tregon ‘derën’


Mesfushori me orgjinë shqiptare, Adnan Januzaj, e ka të ardhmen në ajër. Klubi i Real Sociedad-it nuk është akoma i bindur nëse ish-lojtari i Manchester United do të qëndrojë në “Anoeta” edhe sezonin tjetër.

26-vjeçari është pjesë e Sociedad-it që nga viti 2017, kohë kur u transferua nga United për shifrën e 8.5 milionë eurove.

Lojtari i Belgjikës ka pasur një karrierë të mbushur me ulje-ngritje. Ai fillimisht spikati te të rinjtë e United, çka më pas do i mundësonte promovimin në ekipin e parë.

Por, karriera e tij do vijonte me huazime pa gjetur një ekip stabël. Ai u huazua te Borussia Dortmund-i dhe më pas te Sunderland-i. Para se të shitej përfundimisht te spanjollët.

Pavarësisht moshës së re dhe potencialit, klubi nuk është i bindur për ta mbajtur më gjatë raportojnë medait spanjolle.

Kontrata e Januzaj përfundon në verën e 2022. Me Sociedad-in, Januzaj është paraqitur në 134 ndeshje. Emrin e tij e mbajnë 19 gola dhe 19 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore