Lajme

ADN-ja e peshkaqenëve po gjendet në ushqimin e maceve dhe qenve 


Ushqimi për kafshët shtëpiake që përmban grimëca nga mishi i peshkaqenëve të rrezikuar po u jepet maceve dhe qenve nga pronarë, ka zbuluar një studim.

Shkencëtarët zbuluan se disa marka përmbanin specie të rrezikuara, por renditën vetëm si përbërës të paqartë si “peshqit e oqeanit”.

“Shumica e pronarëve të kafshëve shtëpiake me siguri janë dashamirës të natyrës dhe ne mendojmë se shumica do të alarmoheshin kur zbulonin se ata mund të kontribuojnë në mënyrë të pavetëdijshme në rrezikimin e popullatave të peshkaqenëve”, thanë autorët e studimit, Ben Wainwright dhe Ian French, nga Yale-NUS.  

Popullatat e peshkaqenëve mbipeshkohen në të gjithë botën, me një rënie prej më shumë se 70% në 50 vitet e fundit.

Si grabitqarë, ata janë thelbësorë për ekuilibrin e zinxhirit ushqimor të oqeanit dhe humbja e peshkaqenëve ka pasur efekte të dëmshme në shtretërit e detit dhe shkëmbinjtë koralorë.

Shitja e pendëve të peshkaqenëve nuk është bërë shumë publike. Por një kontribues i heshtur, thonë autorët, përdorimi i peshkaqenëve në artikujt e përditshëm si ushqimi për kafshët shtëpiake dhe kozmetika.

Shkencëtarët testuan 45 produkte ushqimore për kafshë nga 16 marka në Singapor.

Shumica e produkteve përdorën terma si “peshk”, “peshk i oqeanit”, ose “peshk i bardhë” në listën e përbërësve për të përshkruar përmbajtjen e tyre. Të tjerët nuk treguan fare peshk.

Nga 144 mostrat, 45 – afërsisht një e treta – përmbanin ADN-në e peshkaqenit. Speciet më të identifikuara ishin peshkaqeni blu, peshkaqeni i mëndafshtë dhe peshkaqeni me majë të bardhë.

Peshkaqeni i mëndafshtë dhe peshkaqeni me majë të bardhë janë renditur në Listën e Kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Autorët sugjerojnë se mishi mund të merret nga kufomat e peshkaqenëve. Ata po bëjnë thirrje për etiketim më të saktë të përbërësve, në mënyrë që njerëzit të dinë se çfarë po ushqejnë kafshët e tyre shtëpiake.

Dr. Andrew Griffiths, ekolog në Universitetin e Exeter, tha se zbuluan praninë e ADN-së së peshkaqenit në produktet ushqimore për konsum njerëzor. 

Për ushqimet për kafshët shtëpiake, tha ai, mungesa e rregullave për etiketimin specifik shkaktojnë këto probleme.

“Nuk ka ndonjë rregull të veçantë kundër tij”, tha ai. “Ju mund të merrni padashur pothuajse çdo peshk”.

Përveç tregtisë fitimprurëse të pendëve të peshkaqenëve, mishi i peshkaqenit në përgjithësi ka vlerë mjaft të ulët, tha Griffiths, dhe mund të jetë një burim i lirë proteinash.

“Shumë njerëz nuk duan ta hanë atë”, tha ai. “Kështu që nuk mund ta shesësh domosdoshmërisht”. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore