Lajme

Abazoviçi nderohet me “Çelësin e Prishtinës” nga Rama


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe në shenjë nderimi ia i ka dhuruar “Çelësin e kryeqytetit”.

Rama është shprehur i nderuar që të pres në vizitën e tij të parë në Prishtinë, kryeministrin Abazoviç.

“Na keni nderu me vizitën tuaj në kryeqytet, prandaj dëshirojmë të ju dhurojmë Çelësin e Prishtinës. Kjo është shtëpia juaj dhe jeni të mirëseardhur kurdoherë. Shpresoj që ky Çelës të lidhë shtetet tona edhe më shumë, pra Kosovën me Malin e Zi. Po ashtu edhe personalisht për ju që ta ndjeni veten si në shtëpinë e juaj”, ka thënë Rama.

Kurse, kryeministri i Malit të Zi, deklaroi se është duke e nderë vetën si në shtëpinë e tij.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Falënderoj kryetarin e Prishtinës. Ky Çelës është simbolik që të bëhem qytetar i Prishtinës dhe me të vërtetë e ndjejë veten si në shtëpinë time”.

“Falënderoj kryebashkiakun e Prishtinës, Përparim Rama për akordimin e Çelësit të qytetit të Prishtinës. Kjo për mua është nder dhe motivim i madh që të afirmoj ide të reja dhe të ardhmen më të mirë për Ballkanin Perëndimorë”, deklaroi Abazoviç.

Në anën tjetër Rama potencoi se ky çelës po dhurohet si simbolik që ai ta ndjejë vetën si në shtëpinë e tij.

“Na keni nderu me vizitën tuaj në kryeqytet, prandaj dëshirojmë të ju dhurojmë Çelësin e Prishtinës…  kjo është shtëpia juaj dhe jeni të mirëseardhur kurdoherë. Shpresoj që ky Çelës të lidhë shtetet tona edhe më shumë, pra Kosovën me Malin e Zi. Po ashtu edhe personalisht për ju që ta ndjeni veten si në shtëpinë e juaj”, ka thënë Rama.

Abazoviç, të enjte ka arritur për vizitë në Kosovë me ftesë të kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini dhe përfaqësuesve të tjerë të biznesit kosovar.

Shahini tha për Albanian Post se Abazoviç do të qëndrojë në Prishtinë për tri ditë me radhë dhe do të takohet krerët e institucioneve, por edhe përfaqësuesit e partive politike e atyre të bizneseve.

Po ashtu Abazoviç gjatë qëndrimit në Kosovë, do ta promovojë librin e tij më të ri dhe njëherit do të mbahet edhe një ceremoni ku kryeministri do të nderohet me çmimin ” Doctor Honoris Causa” nga Kolegji Unversum.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e Abazoviç-it në Kosovë prej se është zgjedhur kryeministër në vitin 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore