Lajme

Abazoviç do të takohet me Lajçak në Antalia – Diskutojnë për sanksionet ndaj Rusisë


Zëvendëskryeministri në detyrë dhe mandatari për themelimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq do të takoj të dërguarin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, në Antalia.

Takimi mes Abazoviq-it dhe Lajçak-ut do të zhvillohet para fillimit të punimeve të Forumit Diplomatik në Antalia, i cili do të mbahet nga 11 deri më 13 mars, me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Forumi Diplomatik i Antalias do të jetë një mundësi që Mali i Zi, në kuadrin e agresionit rus kundër Ukrainës, të shprehë qëndrimin e tij të qartë të solidaritetit me Ukrainën, e cila është plotësisht në përputhje me NATO-n dhe BE-në, si partnerë strategjikë të vendit tonë, thuhet në deklaratë të zyrës së Abazoviq-it, përcjellin mediat malazeze.

Mali i Zi ka marrë masat sanksionuese ndaj Rusisë, duke përfshi edhe ndalimin e hapësirës ajrore për avionët rus.

Nga ana tjetër në Antalia me ndërmjetësimin e Turqisë është duke u zhvilluar takimi i tretë mes Rusisë dhe Ukrainës, në kuadër të bisedimeve për të gjetur një zgjidhje rreth luftës në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore