Lajme

A do të ketë një përshkallëzim të konfliktit


Ukraina nuk ra “për dy javë”, siç e kishin parashikuar shumë duke ia atribuar pushtuesve aftësi që nuk i kishin.

Një vit më vonë ajo ende po lufton: mbajti dhe arriti të rimarrë qytete dhe territore.

Me guxim, vendosmëri dhe aftësi, të kombinuara me ndihmën e jashtëzakonshme perëndimore.

Ato janë përbërës të pandashëm: mund t’i kesh të gjitha armët e botës, por duhet të dish t’i përdorësh.

Rezistenca e bëri këtë, edhe pse fatkeqësisht la shumë ushtarë të rënë dhe civilë të vrarë nga bombardimet dhe nga bastisjet brutale, pa dallim dhe të qëllimshme.

Rusët e mashtruan veten, të bindur se po shkonin në gjueti për një gjah të lehtë dhe modest, të verbuar nga supozimi i tyre, të ngadalësuar nga defektet historike në aparatet e tyre.

Por ja që paguan një çmim të frikshëm: për sa i përket humbjeve ata patën Vietnamin e tyre në hapësirën e vetëm dymbëdhjetë muajve kur amerikanët në 20 vjet humbën 58 mijë të vdekur dhe mbi 300 mijë të plagosur.

Nuk ka shifra të sakta, por supozohen 100 mijë të vdekur dhe të plagosur nga pala ruse, madje dyfish sipas vlerësimeve të paverifikueshme.

Emëruesi i përbashkët është masakra, e bërë edhe më e rëndë nga taktika të kota, gati vetëvrasëse, të ngjashme me ato të Luftës së Parë Botërore.

Sakrifica e mercenarëve dhe rregulltarëve nuk e shtyu Vladimir Putinin të ndalonte makinerinë.

Në fakt ai nuk mund ta bëjë dhe nuk dëshiron ta bëjë, në të vërtetë është gati të rifillojë për të arritur pushtimin e plotë e katër provincave të aneksuara përmes një “referendumi”, Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia.

Një vit më vonë ne jemi kthyer në kutinë e parë. A do të jenë në gjendje pushtuesit të arrijnë qëllimet e treguara nga Kremlini? A do të jetë në gjendje Kievi të bëjë një tjetër shtytje dhe të përpiqet të rifillojë ripushtimin?

Zelensky nuk ka pushuar kurrë së na kujtuari se Krimea duhet të kthehet në sovranitetin kombëtar, me kusht nëse arrijnë mjetet e nevojshme.

Por, së bashku me skenarin konvencional të përbërë nga tanke, topa, mjete të blinduara, bombardime edhe llogore, është ai bërthamor.

Mendohet se Moska mund të mbështetet në arsenalin e saj jokonvencional për të thyer një ngërç dhe për ta detyruar kundërshtarin të përkulet në kushtet e tij.

Ndoshta duke shpërthyer një armë nukleare taktike në det, në një zonë të shkretë ose kundër një objektivi specifik.

Skenarë këto të shqyrtuar nga ekspertë sipas vlerësimeve të ndryshme.

Asgjë nuk mund të përjashtohet kurrë në luftë është shprehur me tone alarmuese së fundmi Sekretari i OKB-së, Antonio Guterres.

Në të njëjtën kohë është e qartë se propaganda ruse aludon për këtë hipotezë për tre arsye: për të demonstruar se është gati për çdo gjë; për të përforcuar idenë brenda një sfide të stilit Armagedon, ajo çka luhet nuk është Odessa apo Mariupol, por vetë thelbi i kombit; të frikësojë edhe më shumë atë pjesë të opinionit publik evropian që mendon se është e rrezikshme ose e padobishme të mbështetet lufta e ukrainasve.

Kjo pikëpamje pesimiste refuzohet nga ata që besojnë se është shumë e rrezikshme edhe për “Carin” e ri që të mbështetet te bomba, e madhe apo e vogël qoftë ajo.

Ajo do të ishte një rrugë e panjohur, plot të befasira, me kundërpërgjigje të mundshme.

Gjakderdhja u ndal

Analiza e një të nesërme që shpresojmë të mos ndodhë, lidhet me zhvillimet më të afërta në terren.

Në vjeshtë-dimër pushtuesit arritën të stabilizojnë frontet, duke ndaluar gjakderdhjen pas disfatës në Kharkiv dhe Kherson.

Gjenerali Surovikin, i cili më vonë mori rolin e zëvendësit, ndërtoi linja mbrojtëse, tërhoqi trupat dhe krijoi një situatë kontrolli falë edhe mobilizimit.

Shtabi i Përgjithshëm ka në dispozicion një kontingjent prej 220-250 mijë ushtarësh në Ukrainë, plus 150 mijë të tjerë në baza në Rusi.

Ato janë të shumtë dhe të mjaftueshëm për mbrojtje, vuri në dukje eksperti Michael Kofman, të paktën deri në javën e parë të shkurtit.

Në fakt, ushtria e Zelensky-t humbi iniciativën dhe nuk kishte më epërsi numerike.

Megjithatë janë numra të paktë për shtytje masive dhe të koordinuara dhe thuhet se nuk do të mjaftonte një thirrje e re rekrutësh.

Pastaj ka pyetje në lidhje me cilësinë.

Ka histori të pafundme mbi pajisje të dobëta, mjete të pamjaftueshme të nxjerra nga kazermat e largëta, trajtim brutal të togave, ish të burgosur të Wagner-it të kthyer në mish topash dhe të vrarë me mijëra.

Historitë pasqyrojnë një pjesë të realitetit, ndikohen nga propaganda dhe mund të çojnë në nënvlerësim të korrigjimeve të miratuara nga gjeneralët.

Askush nuk e mohon ekzistencën e problemeve në logjistikën ruse, por ndoshta ato nuk janë gjithmonë kaq katastrofike dhe janë korrigjuar duke përditësuar taktikat, duke lëvizur depot e municioneve dhe qendrat më larg, në mënyrë që të mos ekspozohen ndaj Himars-ve.

Prodhimi i luftës mban ritmin, gjen ilaçe dhe vë në dispozicion të pushtuesve mjete të tjera.

Municionet konsumohen me një ritëm të jashtëzakonshëm, por vijnë të reja, madje edhe nga aleatët.

Mbështetja e Iranit me dronët Shahed është evidente, ajo e Koresë së Veriut është më pak e qartë, ajo e Kinës është e fshehtë.

Jo vetëm të vdekurit

Provën se cila është analiza e duhur do ta kemi vetëm nëpërmjet fakteve.

Ai vlen si për agresorët ashtu edhe për “mbrojtësit”, të përfshirë në një luftë të kushtueshme.

Viktimat janë të llogaritura, por nuk duhet harruar ndikimi tek ata që janë në llogore dhe bunkerë, ndërkohë që bien rreth e rrotull qindra plumba, të fuqishëm ose jo, të aftë për të kufizuar lëvizjet bazë, si për shembull marrjen e ujit të pijshëm.

Janë të shtënat e armëve 155 mm, salvot e raketave termobarike dhe breshëritë e Terminatorëve rusë, goditjet e sakta të Himars-ve amerikanë, të shtënat e mortajave, prerjet e shkaktuara nga dronët e vegjël civilë të rikonvertuar për përdorim lufte, të cilin ata hedhin mjete të vogla por vdekjeprurëse.

Arsenali po zgjerohet. Vendet e NATO-s i kanë premtuar Zelensky-t disa qindra tanke amerikane Abrams, franceze Amx, britanike Challenger 2, Leopard 1 dhe 2 gjermanë të furnizuar së bashku me partnerët evropianë, Marder, Bradley dhe Stryker të blinduar.

Këto janë vetëm disa nga mjetet që fryjnë Babelin e pajisjeve, me vështirësitë e menaxhimit dhe stërvitjes si pasojë: do të duhen muaj për t’i parë të gjithë në fushë, por ato janë të rëndësishme sepse ukrainasit e dinë se mund t’i zëvendësojnë humbjet me mjete të reja.

Ndoshta do të mbërrijnë raketa me rreze veprimi prej 300 kilometrash, tani për tani bombat që arrijnë objektivin në 150 kilometra janë ato që janë të garantuara.

Ndërkohë fabrikat me avull ecin me ritëm të plotë përpara, me turne të dyfishta dhe të trefishta për të ushqyer zinxhirin e furnizimit dhe për të krijuar stoqe, një mobilizim i paprecedentë.

Aleatët po trajnojnë mijëra ukrainas – nga SHBA-të te Britania e Madhe, me pjesëmarrjen e kanadezëve, australianëve, baltikëve.

Nga Moska ata përgjigjen duke vendosur “buhuri” në mjetet e blinduara, duke njoftuar dërgimin e robotëve antitank, duke hipotezuar pagëzimin e zjarrit për tankun T14, shumë i vlerësuar, por i ngadalësuar nga problemet teknike.

Në verë mund të ketë një duel të ri të madh tankesh: për të qenë efektivë ato duhet të përdoren në mënyrë të integruar me komponentët e tjerë të forcave të armatosura, dhe këtë po mësojnë ukrainasit tani me kurset që perëndimorët po bëjnë.

A mund të merren angazhime tani?

Tashmë, shoqëruar me shumë masa paraprake, ka një hap të ri, me furnizimin e mundshëm të avionëve luftarakë në Kiev: hipotezohen F16 evropianë/amerikanë, Mirage 2000C franceze, tajfunë britanikë.

Nëse aleatët janë ngadalësuar në këtë dosje, kjo ndodh sepse ekziston gjithmonë frika e një përshkallëzimi, me reagime edhe më shkatërruese nga Kremlini.

Por nga ana tjetër – ripërsërisin strategët – angazhimet duhet të bëhen tani, sepse Putin luan me faktorin kohë, me një lodhje të mundshme perëndimore, me konsumimin progresiv të armikut në pjesën e përparme dhe në zonat urbane me infrastrukturë të shkatërruar.

Duke habitur vetë Carin e ri, Perëndimi është përgjigjur me bujari të madhe, megjithatë ka treguar vështirësi për të koordinuar ndihmën për Ukrainën për të shmangur dyfishimin, për të zvogëluar shpërndarjen e forcave (mirëmbajtje, pjesë këmbimi, riparime, modele), për të krijuar një zinxhir që jo vetëm që shmang humbjen e të sulmuarve, por gjithashtu u jep atyre mjetet për të mbizotëruar.

Marrë nga Corriere della Sera për Albanian Post, me autorë Guido Olimpio e Andrea Marinelli

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore