Sport

Torino, tre vite rresht me humbje ekonomike


Klubi i Torino-s në Serinë A italiane, për shkak edhe të Covid-19 e ka mbyllur vitin 2020 me humbje. Klubi granata vitin 2019 e mbylli me një humbje prej 13.9 milionë eurosh, ndërsa 2020 me një humbje rreth 19 milionë euro.

Vlera e të ardhurave në klub kapi shifrën e 80.5 milionë eurove në 2020, ndërsa në 2019 ajo ishte në vlerën e 96.3 milionë eurove.

Klubi i shpjegon humbjet me disa faktor kryesor ndikues: ulje e të ardhurave nga stadiumi 5.6 milionë euro, ulje e të ardhurave komerciale 1.9 milionë euro, ulje e të ardhura operative 1.6 milionë euro dhe uljet që vijnë nga të drejtat televizive 13.2 milionë euro.

Përsa i përketë fitimeve, në vitin 2020, Torino arkëtoi 19.4 milionë euro nga shitja e lojtarëve: Kevin Bonifazi, Alejandro Berenguer dhe Leonadro Candellone. Në vitin 2019, kishte përfituar 11.8 milionë euro nga shitjet e lojtareve.

Viti 2017, ishte viti i fundit që Torino dilte me bilanc pozitiv ekonomik. Fitimi në këte vit ishte 37.2 milionë euro. Më pas filloi rënia ekonomike dhe bilanci negativ. Në 2018, bilanci ishte minus 12.3 milionë euro, në 2019 ishte minus 13.9 milionë euro dhe ne 2020 ishte minus 19 milione euro. Një total rreth 45 milonë euro humbje për Torino-n, brenda tre viteve të fundit.

Gjatë vitit 2020, Torino nënshkroi dy marrëveshje kredie me vlerë 30 milionë euro, të cilat e rrisin borxhin total në 112 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore