Sipas burimeve të Albanian Post është konfirmuar akuza që do t’i ngarkohet Arbër Paplekajt, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ditën e djeshme në Elbasan.
“Vrasje në rrethana cilësuese” do të jetë akuza për Paplekajn. Klement Xhaferri ndërkaq, person i shpallur në kërkim nga policia pas ngjarjes, do të akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Arrestime të tjera pritet të ketë mbi këtë ngjarje, konfirmohet për Albanian post nga Elbasani.
I pranishëm në ambientet e Policisë së Elbasanit, ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ai ka mbajtur një mbledhje me dyer të mbyllura me strukturat organizative në Elbasan. Nuk janë bërë me dijeni detaje mbi çfarë është folur në takim.
Paplekajn sakaq, ka shkuar ta vizitojë djali i tij, në ambientet e paraburgimit.
Avokati mbrojtës i tij, po zhvillon ndërkaq një takim me të. Pritet nga çasti në çast të dali në një deklaratë për mediat dhe të zbulojë detaje të mëtejshme.
Lajmi në përditësim
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrest me burg për Ergys Arrazin, akuza për nxitjen e vetëvrasjes së bashkëshortes dhe 3 fëmijëve
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Gjendet trupi i pajetë i Alma Arrazit
-
Spiropali: Rezoluta synon të nxisë frymën e dialogut konstruktiv politik dhe institucional
Lajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Policia gjen kamera ilegale në kufi me Serbinë, dyshohet se përdoreshin nga kontrabanduesit