Superliga Europiane po merr formë gjithnjë e më shumë. Anas Laghrari, sekretari i përgjithshëm i Superligës, ka folur për Le Parisiene rreth garës së re, objektivave të saj, arsyet që çuan në krijimin e saj dhe pozicioni i Superligës në lidhje me kërcënimet nga UEFA.
“Superliga mund të fillojë për pesë muaj. Ne jemi gati të ulemi dhe të bisedojmë me UEFA. Në çdo rast, kërcënimet e tyre për përjashtim nuk janë të ligjshme”, deklaroi Laghrari për Le Parisiene.
Gjithashtu ai foli dhe për formatin, duke iu përgjigjur kritikave se gara do të jetë vetëm e natyrës elitare, duke pasur klubet më të mira.
“Nuk do të jetë një ligë e mbyllur, një e katërta e ekipeve do të rinovohet çdo vit. Ne duam të krijojmë futbollin më të mirë, kemi dëshirë të organizojmë një konkurs që të gjithë duan ta shohin, që i bën njerëzit të ëndërrojnë”.
“Brezat e rinjë janë më pak të intresuar për futbollin, ata përqëndrohen në tastierë ose diçka tjetër dhe ndjekin vetëm ndeshjet e mëdha. Por këto ndeshje të mëdha rrallë gjenden”, tha Laghrari.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com