![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/04/2021-04-19T173200Z_1098015844_RC25ZM9EK1UO_RTRMADP_3_CUBA-POLITICS.jpg)
Miguel Díaz-Canel është emëruar sekretari i parë i Partisë Komuniste Kubane (PCC), roli më i fuqishëm në ishull.
Ai do të jetë personi i parë, pa mbiemrin Castro, që do të drejtojë Kubën, që nga revolucioni i vitit 1959.
Kjo do të thotë që 60-vjeçari tani mban dy pozicionet më të rëndësishme të Kubës. Si kreu i partisë dhe presidenti i shtetit.
Díaz-Canel ka qenë për një periudhë të gjatë, funksionar partie. Ai lindi një vit pas revolucionit, në Villa Clara, krahina ku Che Guevara theu vullnetin e trupave të Fulgencio Batista, duke sjellë revolucionin.
Raúl Castro e emëroi për herë të parë nënkryetar (të këshillit të ministrave), në vitin 2012, menjëherë pasi ai kishte zëvendësuar vëllain e tij Fidel, si sekretar i parë i partisë. Ishte treguesi i parë i vërtetë se, Díaz-Canel po përgatitej për pushtet.
Përbërja e Byrosë së re Politike që do të drejtojë Kubën, gjatë viteve të ardhshme, u bë e ditur gjatë ditës së hënë. Anëtarët e tij po përballen me sfida të mëdha, ndërsa populli po lufton me pandeminë, me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me infrastrukturën e shkatërruar dhe burokracinë e ngulitur.
Në emërimet e Byrosë Politike, Raúl Castro ka bërë premtimin e tij të ndryshuar vendin. Dy veteranët e revolucionit, 90-vjeçari José Ramón Machado Ventura dhe 88-vjeçari Ramiro Valdés Menéndez, kanë dalë në pension bashkë me të.
Premtimi i tij për të diversifikuar udhëheqjen duket dyshuese pasi vetëm tre nga rrethi i brendshëm, i anëtarëve janë gra dhe nuk duket se ka shumë anëtarë të rinj me ngjyrë.
Anëtari i ri më i rëndësishëm është ish-dhëndri i Raúl Castro, Luis Alberto Rodríguez López-Calleja. Ai drejton GAESA, krahu i djathtë i ushtrisë që kontrollon pjesën më të madhe të ekonomisë së Kubës.
López-Calleja thuhet se ka një ndikim të madh. Ai udhëtoi me Díaz-Canel në Kombet e Bashkuara dhe në Rusi për të takuar Vladimir Putin. Gjithashtu u sanksionua nga SHBA në shtator 2020.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com