Sport

French Open për Federer


Fituesi i 20 Grand Slam-eve dhe një prej “tre të mëdhenjtë” e tenisit (Federer, Nadal dhe Djokovic) Roger Federer, planifikon të marrë pjesë ne French Open i cili zhvillohet nga data 24 maj deri në datën 13 qershor.

39-vjeçari zviceran kishte munguar prej më shumë se 14 muajsh në kalendarët e kompeticioneve madhore të tenisit. Në fakt, pjesëmarrja e tij e fundit ishte ajo në Qatar Open (8 – 14 mars).

Mungesa e shpeshtë e Federer, është shkaktuar kryesisht nga ndërlikime në gjunjtë e këmbëve – edhe këtë radhë, asgjë nuk ka ndryshuar – problemet e dëmtimeve në gjunjtë ia mohuan pjesëmarrjen në aktivitetin kalendarik të tenisit.

Në 2016, dëmtimi në menisk, të cilin e operoi, ia mohoi pjesëmarrjen në Dubai Open dhe Indian Wells Open.

“Jam i lumtur t’ju bëj me dije se do të luaj në Gjenevë dhe Paris. Deri atëherë, do shfrytëzoj kohën e mbetur për t’u stërvitur. Mezi pres të luaj sërish në Svicer”, shkroi Federer në Twitter.

Që nga janari 2020 e deri më sot, Federer ka luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare dhe të dyja në Qatar Open: e para kundër britanikut Dan Evans, të cilën e fitoi dhe e dyta, që u humb prej tij, kundër gjeorgjianit Nikoloz Basilashvili.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore