Sukseset e albumit “Future Nostalgia” të këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdojnë të rriten edhe një vit pas publikimit.
Ani pse, albumi u publikua në mes të pandemisë, këngët të cilat janë mirëpritur nga fansat e Lipës, dhe janë vlerësuar lartë nga kritikët e muzikës, po vazhdojnë të dominojnë në tregun ndërkombëtar të shitjes së albumeve.
Një sukses të radhës, Dua, e ka pranuar nga platforma digjitale, “Spotify”, në të cilën “Future Nostalgia” ka arritur të jetë albumi më i transmetuar me gjithsej 4.7 milionë transmetime.
Albumi i fundit nga Dua Lipa, sipas bazës virtuale të fansave të saj, është renditur si albumi i 23-të më i transmetuar në historinë e “Spotify”.
“Future Nostalgia”, ka rezultuar me nivele të larta të shitjes edhe gjatë vitit 2021. Në vetëm katër muajt e parë, ai është radhitur si albumi më i shitur i vitit 2021, brenda territorit të Mbretërisë së Bashkuar, bazuar në të dhënat e publikuara nga kompania zyrtare “Charts”.
Ky album i cili është në shitje nga kompania e prodhimit “Warner Records” përfundoi tremujorin e parë të vitit 2021 me një shitje prej 68,926 kopje (54,624 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online).
Kurse në total, janë shitur 333,968 kopje (234,111 prej tyre nga shërbimet e transmetimit online).
Në llogarinë e saj zyrtare të Instagramit, Dua Lipa, ka reaguar e lumtur karshi të rejave të fundit për sukseset që “Future Nostalgia” po korr.
“Faleminderit! Kjo është e çmenduri, thjesht jam shumë e lumtur”, ka mbishkruar Lipa teksa ka ri postuar postimin e “PopDataMusic”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Madonna thotë se “entuziazmi” i fëmijëve të saj e mbajti atë “në formë” gjatë turneut “Celebration”
-
Eminem publikon albumin e ri këtë verë – “The Death of Slim Shady“
-
Kim Petras anulon koncertet e kësaj vere për shkak të “disa çështjeve shëndetësore”
-
“Siguria ime u rrezikua disa herë”, zbulon Billie Eilish
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës