Rreth 500 vite më parë, Sulltan Sulejmani i Madhërishëm, sugjeroi ndërtimin e një kanali në shërbim të anijeve, si mënyrë kalimi mes Bosforit.
Tashmë ky projekt është drejt realizimit në “mega-projektet” e sugjeruar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Planit për të ndërtuar një rrugë ujore 25 milje të gjatë (40 kilometra), që kalon në veri të Stambollit, për të lidhur Detin e Marmarës me Detin e Zi i është planifikuar të fillojë këtë verë, në mes të 2021-shit.
Ky projekt parashikohet të ndërtohet për shtatë vite, me një çmim që varion nga 9.3 miliardë dollarë në 14.6 miliardë dollarë, sipas qeverisë turke.
Kanali i Stambollit është hartuar nga qeveria e Erdogan, si një investim që do të sjellë rritjen e të ardhurave nga transporti, si dhe do të zvogëlojë trafikun në ngushticën e Bosforit.
Skeptikët flasin
Gjeopolitikisht, projekti është parë me dyshime për angazhimin e Turqisë në traktatin ndërkombëtar që rregullon transportin detar, në ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve.
Gjithashtu, është cilësuar nga kritikët si “një mega-projekt tjetër i Erdogan, që mund të ndikojë negativisht mbi mjedisin”. Thuhet po ashtu se do të ulë ndjeshëm ekonominë, e cila varet shumë nga financimi i ndërkombëtarëve.
Kanali i Stambollit është i fundit nga projektet e infrastrukturës që qeveria ka filluar që nga viti 2013.
Lista e mega-projekteve të përfunduara deri më tani përfshin një nga aeroportet më të mëdha në botë, tunele hekurudhore dhe rrugore, nën Bosfor dhe një urë e mbetur pezull që lidh Evropën me Azinë që renditet si një nga më të mëdhatë në botë.
Një urë tjetër ndërkontinentale në Dardanele pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.
Kanali i Stambollit është quajtur “projekt i çmendur” nga Erdogan, kur e sugjeroi për herë të parë në 2011. Kanali do të ishte xhevahiri në kurorën e trashëgimisë së presidentit, duke ndryshuar përgjithmonë qytetin ku ai u rrit.
Qeveria ka ekzaltuar kanalin për potencialin e saj në zvogëlimin e vëllimit të anijeve që përdorin Bosforin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit