Faktit se aktoret e njohura, Maylinda Kosumovic dhe Rozafa Çelaj, po thyejnë kufijtë, kësaj here duke u bërë pjesë e serialit ndërkombëtar “Welcome to Utmark”, i është gëzuar edhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha.
Berisha, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare të Facebook, e ka quajtur “lajm të mrekullueshëm”, faktin se aktoret Kosumovic e Çelaj, kanë arritur të bëhen pjesë e serialit të famshëm, “Welcome to Utmar”, premiera e së cilit do të bëhet në rrjetin televiziv, HBO.
“Maylinda dhe Rozafa e kanë dëshmuar veten si aktore në filmat vendor, por të qenit pjesë e një seriali ndërkombëtar, premiera e secilit do te jetë ketë të diele në HBO, është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë ne”, ka shkruar Berisha.
Tutje, Berisha, i ka përgëzuar aktoret për rrugëtimin e tyre artistik.
“Shoqet tona i përgëzoj për këtë arritje dhe ju uroj një rrugëtim të gjate dhe të suksesshëm edhe jashtë Kosovës. Prishtina është krenare me ju dhe ju jemi mirënjohës gjithmonë”, ka përfunduar i pari i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës.
Ndryshe, “Welcome to Utmark” është një seri prej tetë episodeve, e shkruar nga skenaristi i njohur danez, Kim Fupz Akeson.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
-
Amy Schumer dhe Jennifer Lawrence synojnë të sjellin një film, por jo komedinë e premtuar vite më parë
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
Serwer e cilëson “marrëzi” kërkesën e ndërkombëtarëve që Kurti të kryejë “vetëvrasje politike” për Asociacionin