Pasi Manchester City prenotoi pjesëmarrjen e tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, që do të zërë vend të mërkurën e 28 prillit, kundër Paris Saint-Germain, talenti britanik, njëkohësisht mesfushori i City-t, nuk ngurroi t’i dërgonte një mesazh Kylian Mbappe-s:
“Je gati?”, shkroi në Twitter Foden, duke emëruar (tag) Mbappe-në.
Ekipi i Pep Guardiola-s mposhti Borussia Dortmund-in brenda Gjermanisë me rezultatin 2 – 1 ditën e mërkurë (14 prill).
Kështu, për herë të dytë, duke grumbulluar 4 – 2 rezultatin përfundimtar dhe duke marrë lejekalimi për në gjysmëfinale.
Megjithëse postimi u fshi me shpejtësi nga Foden-i, arriti të përhapej në një pjesë të konsiderueshme të internetit.
Burime angleze u përgjigjën se nuk ishte Foden-i ai që shkroi atë, por përgjegjësitë e tij të menaxhimit të llogarisë elektronike të rrjeteve sociale.
Deri më tani, ende nuk ka një përgjigje nga Mbappe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com