Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar shifrat e fundit nga vaksinimi masiv i popullsisë.
Janë 200 mijë të moshuar, të cilët kanë marrë të paktën një dozë të vaksinave anti-Covid.
#ShqipëriaBuzëqesh☀️☀️☀️☀️ pic.twitter.com/k7J0c3m2Zb
— Ogerta Manastirliu (@GManastirliu) April 14, 2021
Në gjithë Shqipërinë ndërkaq, janë mbi 270 mijë vaksinuar. Ministrja ishte e pranishme ditën e djeshme në fillimin e vaksinimit të të sëmurëve kronikë.
“Grupet e rriskuara po përfundojnë. Këtu bëjnë pjesë arsimtarët dhe policët. Vijon vaksinimi masiv ndërkohë në gjithë vendin. Do të arrihet sot mbi 270 mijë të vaksinuar. Mbi 190 mijë të moshua, kanë marrë dozën e parë”, deklaroi ajo.
Në Shqipëri, janë në përdorim katër vaksina të ndryshme. Ajo Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla