Javën që shkoj, Klopp e cilësoi stadiumin e dytë të Real Madrid-it, “Alfredo di Stefano”, si një fushë stërvitjeje.
Kjo gjë ngjalli shumë debat në rrjetet sociale, mes tifozëve të skuadrave por madje edhe figura të shquara të skuadrave.
Por, në konferencën e djeshme para ndeshjes, Klopp ka kërkuar falje për komentet e javës së kaluar.
Klopp nuk e kuptoi pse u bë aq zhurmë rreth komenteve të tij.
“Njerëzit kanë bërë shumë zhurmë për atë gjë”, tha Klopp, “nuk desha të tregohem i pasjellshëm”.
“Nëse ata duan që të luajnë në atë stadium, unë nuk kam asnjë problem”, shtoi gjermani.
Ai u shpreh se është i vetëdijshëm për situatën e “Santiago Bernabeu-t”, por si kupton komentet e shumta.
“E di pse nuk luajnë në “Bernabeu””, tha ai, “por të bëhet një gjë kaq e madhe rreth një gjëje aq të vogël, për mua është qesharake”.
“Nëse dikush ka menduar që kam qenë i pasjellshëm, atëherë kërkoj falje”, mbylli Klopp.
Legjenda e Real Madrid-it, Jorge Valdano tha: “Kur “Santiago Bernabeu” i ri të jetë gati, është stadiumi i Liverpool-it ai që do të duket si një qendër stërvitore”.
Sonte zhvillohet ndeshja e kthimit mes dy skuadrave në “Anfield”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE