Danimarka dhe Sllovenia kanë barazuar në ndeshjen hapëse të grupit C të dielën në kuadër të kampionatit evriopian Euro 2024 në Gjermani.
Danimarka kaloi e para në epërsi ndaj Sllovenisë përmes Christian Eriksen i cili shënoi në minutën e 17-të pas një aksioni të shpejtë të danezëve.
Megjithatë, goli i Eriksenit nuk i mjaftoi Danimarkës për 3 pikët. Për Slloveninë shënoi Erik Janza në minutën e 77-të për rezultatin final 1-1.
Ndryshe, ikona daneze u rikthye në fushë për Danimarkën pas arrestit kardiak që pësoi në ndeshjen hapëse të Euro 2020 kundër Finlandës.
Danimarka dhe Sllovenia u përballen në kuadër të xhiros së parë të Grupit C në kuadër të Euro 2024. Në Grupin C janë edhe Anglia e Serbia.
Përderisa Danimarka do të përballet me Anglinë favorite më 20 qershor në Frankfurt, sllovenët do të luajnë kundër Serbisë në Mynih.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Sondazhi: VV dhe Guxo 41%, PDK 19.6, LDK 19.2 dhe AAK-Nisma 6%
-
Bardhi tha se kallëzoi Olsi Ramën në SPAK, kryeministri: Nuk ka pasur asnjë kallëzim
-
Refuzimi i Mickoksi-t për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese: Për këtë arsye e zgjodhi “VLEN”-in dhe jo “Frontin Evropian”
-
Gjyqtarët s’ishin të ndarë, ashtu siç tha Kurti: 8 me 1 ishte raporti i votave për shumicën e neneve të rrëzuara të Ligjit për Byronë