Një person me sopatë në dorë kërcënon policët gjermanë në Hamburg, ata e qëllojnë dhe e plagosin rëndë
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-16-133625.jpg)
Një operacion i madh po zhvillohet në qendër të Hamburgut, pasi një burrë me sëpatë kërcënoi oficerët e policisë, thonë zyrtarët në qytetin gjerman.
Policia thotë se ka qëlluar dhe ka plagosur rëndë burrin, i cili po merr ndihmën mjekësore.
Raportet e mediave thonë se incidenti ka ndodhur pranë një zone tifozësh për mbështetësit e ekipit holandez të futbollit.
Holanda do të luajë me Poloninë në qytet në Euro më vonë të dielën.
Në një deklaratë të Policisë thuhet se një burrë ka kërcënuar punonjësit e policisë me një sopatë dhe një “pajisje ndezëse”.
Raportet e mediave thonë se sulmi ndodhi rreth orës 12:30 me orën lokale (10:30 GMT) në Reeperbahn, një rrugë kryesore dhe zona e jetës së natës në qytet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Sondazhi: VV dhe Guxo 41%, PDK 19.6, LDK 19.2 dhe AAK-Nisma 6%
-
Vjen konfirmimi, data kur do të hapen dy qendrat e pritjes së emigrantëve
-
Biden pas debatit me Trump: Unë nuk debatoj aq mirë sa dikur, por them të vërtetën
-
BE-ja shpreh shqetësim për politizimin e festivalit “Mirëdita, dober dan” – kërkon nga Serbia plotësimin e standardeve