Një maratonë përqafimi tre-orëshe në Seul të Koresë së Jugut, do të jetë ndër angazhimet e para publike të Jin, anëtarit më të vjetër të supergrupit K-pop “BTS”, pasi u lirua të mërkurën nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, ku ishte prej 18 muajsh.
Rreth 1 mijë fansa të yllit të popit u zgjodhën në një lotari. Ata do ta takojnë të enjten e 13 qershorit artistin në një festë vjetore e përvjetorit të debutimit të grupit, që do të mbahet në Kompleksin Sportiv të Seulit.
Përqafimi masiv do të pasohet nga një tjetër ngjarje, me 3 mijë të tjerë fansa të përzgjedhur, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.
Atje, Jin raportohet se është i gatshëm të performojë këngë sipas kërkesës dhe të ndajë mesazhe me fansat.
Këto gjithashtu do të transmetohen drejtpërdrejt në platformën e tifozëve Weverse të mbështetur nga Hybe.
Jin u pa duke kaluar nëpër portën kryesore të Divizionit të 5-të të Këmbësorisë së Ushtrisë në Yeoncheon, 61 kilometra në veri të Seulit, rreth orës 9 të mëngjesit, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.
Gjatë shërbimit të tij, ai shërbeu si ndihmës instruktor stërvitjeje në qendrën e trajnimit të rekrutimit të ushtrisë atje.
Përpara se Jin të largohej nga baza e Yeoncheon, anëtarët e tjerë të grupit, J-Hope, RM, Jimin, V dhe Jungkook, ndërsa ende po shërbenin thirrjen e tyre ushtarake, bënë një performancë festive me saksofon të këngës së grupit “Dynamite”. Suga nuk ishte i pranishëm.
Yonhap gjithashtu raporton se anëtarët e “BTS” që aktualisht janë duke shërbyer kanë aplikuar për leje për t’u ribashkuar në Seul për një festë private. Nuk është e qartë nëse leja është dhënë.
Jin është i pari nga shtatë anëtarët e “BTS” që përfundon detyrën e tyre ushtarake.
J-Hope pritet të jetë i radhës që do të shkarkohet në tetor.
“BTS” pritet të kthehet në punë si një grup në vitin 2025, pasi të gjithë anëtarët të kenë përfunduar shërbimin e tyre ushtarak. Jin gjithashtu pritet të fillojë punën për një album solo.
Në Korenë e Jugut, të gjithë burrave të aftë për punë u kërkohet të shërbejnë në ushtri nga 18 deri në 21 muaj, megjithëse ka pasur polemika mbi zbatimin e tij dhe përjashtimet e kufizuara nga rregulli.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kanye West dhe ekipi i Donna Summer arrijnë të zgjidhin mosmarrëveshjet mbi të drejtat autoriale
-
Taylor Swift ndihmon organizatat e shpërndarjes së ushqimit pa pagesë në MB të shërbejnë mbi 10 mijë vakte për njerëzit në nevojë
-
Celine Dion bën një paraqitje të rrallë publike me djemtë binjakë në koncertin e artistit kroat Hauser
-
Kompanitë më të mëdha muzikore në botë padisin kompanitë e inteligjencës artificiale mbi shkeljen e të drejtave autoriale
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albanian Post publikon sondazhin e fundit të realizuar në Kosovë – veç përqindjeve të partive, edhe shumë të dhëna të tjera
-
Kushtet e Kurtit për takim me Vuçiç-in: Thjesht blof, lojë me publikun
-
A mund të dërgojë vërtet Kim ushtarë të Koresë së Veriut për të ndihmuar rusët në Ukrainë?
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin e profesioneve të lira