Lajme

Franca ndalon fluturimet e brendshme që kanë itinerare të shkurtra


Ligjvënësit francezë kanë ndërmarrë nisma për të ndaluar fluturimet e brendshme me rrugë të afërta, atje ku ekziston alternativa e trenave. Kjo, në një përpjekje për të ulur emetimet e karbonit.

Gjatë fundjavës, ligjvënësit votuan në favor të një projekt-ligji që i jep fund rrugëve, nga ku i njëjti udhëtim mund të bëhej me tren brenda dy orësh e gjysmë.

Sidoqoftë, fluturimet lidhëse nuk do të ndikohen. Masat e planifikuara do të përballen me një votim të mëtejshëm në Senat përpara se të bëhen ligj.

Linjat ajrore nëpër botë janë goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, me faqen e web-it Flightradar24 që raporton se numri i fluturimeve vitin e kaluar kishte një rënie prej gati 42% nga 2019.

Por qeveria franceze ishte përballur me thirrje për të futur rregulla edhe më të rrepta për fluturimet e brendshme.

Konventa e Qytetarëve të Francës për Klimën, e cila u krijua nga Presidenti Emmanuel Macron në 2019 dhe përfshiu 150 anëtarë nga publiku. Ky i fundit propozonte heqjen e udhëtimeve me avion aty ku ekzistonin udhëtime me trenë nën katër orë.

Votimi i së shtunës erdhi disa ditë pasi qeveria franceze dyfishoi përqindjet e saj në Air France. Qeveria kishte ofruar më parë 7 miliardë euro (8,3 miliardë dollarë) si kredi për të ndihmuar kompaninë ajrore që të përballonte pandeminë, megjithëse ministri i ekonomisë i Francës tha në atë kohë se financimi varej nga linja ajrore që hiqte disa nga fluturimet e saj të brendshme.

Kjo nuk është hera e parë që futen masa të ngjashme. Vitin e kaluar, Austrian Airlines zëvendësoi një itinerar fluturimi midis Vjenës dhe Salzburgut me një shërbim të rritur me tren, pasi mori një ndihmë qeveritare për të ndërprerë emetimin e saj të karbonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore