Basha ironizon Ramën për takimin në Milano: Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e Qeverisë
![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/04/BASHA-9-770x442-1.jpg)
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ironizuar përmes një publikimi në median sociale Facebook kryeministrin shqiptar, Edi Rama, sa i takon takimit të këtij të fundit me diasporën në Milano të Italisë, duke thënë se “vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e Qeverisë”.
Kjo, pasi Rama i përshkroi si gënjeshtra akuzat e opozitës rreth korrupsionit qeveritar, apo edhe pretendimit të opozitës se mbi 1 milion shqiptarë kanë emigruar gjatë 10 viteve të fundit, kur ai ka qenë kryeministër.
“Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja”, shkruan Basha në publikim.
Më tej, ai e përshkruan kryeministrin si një “ të papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë, për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij, nuk bën gjë tjetër vetëm se shton agoninë e një sistemi të vdekur”.
Megjithatë, sipas Bashës, koha ka ardhur që ajo çfarë ai e quan cirk dhe aheng të marrë fund dhe politikanët të kthehen te propozimet politike. Ndër to, edhe vota e diasporës.
“Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë. Propozimet e PD-së i japin zgjidhje aspiratës së emigrantëve për të vendosur për Shqipërinë e përbashkët”, përmbyll ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tatimi për profesionistët e lirë/ Kushtetuesja mbyll shqyrtimin ligjor, vendimi për 30 ditë
-
Skandali te Onkologjiku, Koçiu: Ngjarje e paprecedentë, personat e përfshirë do të dënohen sipas ligjit
-
Berisha dhe Malltezi tjetër rekurs në Gjykatën e Lartë
-
Kryesia e PD miraton projekt-rezolutën, në fokus bashkimi i faktorit opozitar
Lajmet kryesore
-
Kurti u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së ta dëgjojnë Borrellin
-
Skandali te Onkologjiku, Koçiu: Ngjarje e paprecedentë, personat e përfshirë do të dënohen sipas ligjit
-
Antonio Costa do të drejtojë Këshillin Evropian, bien dakord liderët e BE-së
-
“Hajnat në burg”, thotë Krasniqi pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Speciale për ambalazhuesit e ujit