![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/05/Untitled-175.png)
Byroja Shtetërore e Hetimit të Ukrainës ka hapur një hetim ndaj Brigadës 125 dhe njësivë vartëse të saj për mungesë të përgatitjes dhe organizimit të pahijshëm të mbrojtjes në rajonin e Kharkivit, të goditur nga një ofensivë e re ruse.
Këtë e raporton “The Kyiv Independent”.
Sipas hetimit paraprak të detajuar në një dokument gjyqësor, Brigada 125 dhe njësitë e saj vartëse “nuk organizuan në mënyrë adekuate mbrojtjen e pozicioneve në kufirin e rajonit të Kharkiv” për shkak të “një qëndrimi neglizhent ndaj shërbimit ushtarak”.
Ofensiva ruse “çoi në humbjen e pozicioneve, pajisjeve ushtarake dhe personelit të njësive”, vazhdon dokumenti i gjykatës.
Hetuesit thanë gjithashtu se, pozicionet e tjera ishin “braktisur” nga mbrojtësit ukrainas.
Hetimi do të shqyrtojë veprimet e afro 30 komandantëve dhe oficerëve të Brigadës 125 dhe njësive vartëse të saj dhe do të përcaktojë nëse kishte një lidhje midis veprimeve të tyre dhe humbjeve të mëvonshme të Ukrainës.
Dokumenti nuk specifikon sanksionet ose dënimet e mundshme nëse gjendet faji penal.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti uron Berset: Kosova thellësisht e përkushtuar për vlerat themelore të Këshillit të Evropës
-
Plani i Trump për paqen në Ukrainë: Nuk ka ndihma amerikane nëse Kievi nuk ulet për të negociuar
-
Bajrami thotë se raporti që iu dërgua BE-së për Banjën është “faktik” dhe “bindës”
-
Nikolla e keqardhur që opozita ka bojkotuar Komisionin për Dezinformimin