![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/05/444213013_1020938389397441_5803077643671549321_n.jpg)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), është takuar me kongresistin demokrat, Ritchie Torres, nga i cili ka kërkuar rol më aktiv të Kongresit Amerikan rreth sfidave të Kosovës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Gërvalla e ka përshkruar Torresin si “mik” dhe “mbështetës të madh të Kosovës”.
“Me kongresistin Torres ndava edhe detaje rreth proceseve politike, progresit të arritur, sfidave të sigurisë në rajon, integrimeve euroatlantike si dhe bashkëpunimit në ekonomi dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë”.
Ndërkaq, raportin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), e ka quajtur “urë të fortë”.
Gërvalla të premten është takuar edhe me kongresistin William Keating, me të cilin ka folur për veprimet destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor.
Kërkesë e Gërvalles, gjatë këtij takimi ishte që bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, të ketë rritje.
Ndërsa, gjatë një takimi me kongresistin amerikan, Keith Self, veçoi faktin që ende nuk ka asnjë pasojë për Serbinë pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, derisa në takim u prek edhe çështja e kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë e Rusisë.
Duke njoftuar kongresistin Self për progresin e vendit të vogël ballkanik në shumë fusha, shefja e diplomacisë kosovare falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për mbështetjen e vazhdueshme në çlirimin, shtetndërtimin, zhvillimin dhe integrimet euroatlantike të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj