Fytyra e rizbuluar e Filippo Brunelleschi-t, gjeniut të Rilindjes që ngriti kupolën e katedrales së Firences, më e madhja dhe më revolucionare në botë, ishte “fshehur” në një vilë fisnike në një fshat fiorentin.
Në terakotë, ajo kishte përfunduar mes orendive dhe askush nuk e kishte imagjinuar se ajo statujë e vitit 1447 përfaqësonte arkitektin hyjnor.
Dhe mbi të gjitha autori i saj ishte Andrea di Lazzaro Cavalcanti, i njohur si Buggiano (1412 – 1462), djali i birësuar dhe trashëgimtari i vetëm i Brunelleschi-t, i cili e kishte krijuar atë një ditë pas vdekjes së babait të tij.
Është një zbulim i jashtëzakonshëm që u prezantua më 23 maj nga Opera di Santa Maria del Fiore, institucioni antik që mbikëqyr kryeveprat e Piazza del Duomo në Firence, duke përfshirë katedralen.
Historianët e artit Giancarlo Gentilini dhe Alfredo Bellandi zbuluan të vërtetën për atë kokë me formë të imët.
Djali i Brunelleschi-t e modeloi atë pa ndihmën e një gipsi, duke formuar një bllok kompakt prej balte.
Skulptura nuk është vetëm një vepër arti, por një dokument historik i jashtëzakonshëm sepse, siç thonë studiuesit, portretet e Brunelleschi-t janë shumë të rralla.
Skulptura ka edhe një natyrë tjetër të veçantë të jashtëzakonshme.
Ajo mbeti e paprekur për gjashtë shekuj, pothuajse një mrekulli për një terakotë që kaloi në mënyrë anonime nga dora në dorë deri në pastrimin e fundit.
Opera di Santa Maria del Fiore e bleu për 300 mijë euro dhe pas një restaurimi do të jetë protagoniste e një ekspozite.
Po ashtu do të hyjë plotësisht në koleksionin e muzeut të mrekullueshëm të Museo dell’Opera del Duomo.
Interesante është edhe jeta e djalit të adoptuar dhe trashëgimtarit të vetëm të Brunelleschi-t.
Filippo e adoptoi kur fëmija ishte shtatë vjeç. E bëri të studionte dhe mbi të gjitha e njohu me artin e skulpturës në kantieret e kishave të Firences.
Ai shpejt u bë një skulptor i shkëlqyer dhe dishepulli i parë i babait të tij birësues.
Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Britanikët mendojnë se vendi i tyre ndodhet në një gjendje të keqe, francezët edhe më pesimistë
-
Kurti, rekordmeni i takimeve me Vuçiç-in
-
Konstituimi i Komisionit të Dezinformimit – Opozita jo uniformë, Doda dhe Mediu të pranishëm
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
Lajmet kryesore
-
Kurti, rekordmeni i takimeve me Vuçiç-in
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
18 milionë dollarë investime nga fondet “e qëndrueshme” të rregulluara nga BE shkojnë për ndotësit më të mëdhenj
-
Konstituimi i Komisionit të Dezinformimit – Opozita jo uniformë, Doda dhe Mediu të pranishëm