Lajme

Irani e quan terrorizëm bërthamor incidentin e ndodhur në ndërmarrjen e uraniumit


Një strukturë bërthamore në Iran u godit nga një “akt terrorist” një ditë pasi u prezantuan centrifugat e reja të uraniumit. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë bërthamor.

Ai nuk tha kush ishte fajtori por nxiti komunitetin ndërkombëtar të merret me terrorizmin bërthamor.

Media izraelite sugjeron që incidenti ishte rezultat i një sulmi kibernetik izraelit.

Ky incident vjen ndërsa përpjekjet diplomatike për të ringjallur një marrëveshje bërthamore të vitit 2015, e cila ishte braktisur nga SHBA nën administrimin e ish-presidentit Trump, kanë rinisur.

Të shtunën, Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, inauguroi centrifuga të reja në zonën e Natanz, e cila është thelbësore për programin e pasurimit të vendim me uranium.

Ky aktivitet për u pa si një shkelje tjetër e marrëveshjes së vitit 2015 nga ndërmarrjet e vendit. Marrëveshja lejon vetëm Iranin të prodhojë dhe të ruajë sasi të kufizuara uraniumi me qëllim përdorimin për karburant për termocentralet bërthamore.

Deklaratat e zyrtarëve iranian

Të dielën, një zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI), Behrouz Kamalvandi, tha se një “incident” kishte ndodhur në mëngjes që ka përfshirë rrjetin e energjisë të objektit bërthamor.

Kamalvandi nuk dha detaje të mëtejshme por i tha agjencisë së lajmeve iraniane, Fars, se nuk kishte pasur “as viktima, as rrjedhje”.

Më vonë në televizorin shtetëror, kreu i AEOI, Ali Akbar Salehi,  lexoi një deklaratë nga në të cilën ai e përshkroi incidentin si “sabotim” dhe “terrorizëm bërthamor”.

“Duke dënuar këtë veprim të neveritshëm, Republika Islamike e Iranit thekson nevojën që bashkësia ndërkombëtare dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) të merren me këtë terrorizëm bërthamor”.

Zëdhënës për IAEA-në pranuan se ishin në dijeni të raporteve të një incidenti, por nuk komentuan.

Si përfshihet Izraeli?

Sipas transmetuesi publik izraelit, Kan, mund të supozohet se incidenti ishte një operacion kibernetik izraelit. Këtë ata e bazuan në zbulimin e virusit kompjuterik Stuxnet, në vitin 2010, i cili besohet të jetë zhvilluar nga SHBA dhe Izraeli që u përdor për të shkatërruar centrifugat në Natanz.

Gazeta Haaretz gjithashtu shkroi se incidenti mund të jetë një sulm kibernetik izraelit.

Ron Ben-Yishai, një analist i mbrojtjes, në faqen e lajmeve Ynet, shkruante se me Iranin që përparon drejt aftësisë së armëve bërthamore ishte “e arsyeshme të supozohej se shpërthimi mund të mos ishte shkaktuar nga një aksident, por nga një sabotim të qëllimshëm që synon ngadalësimin e garës bërthamore, e cila po përshpejtohet nga negociatat me SHBA mbi heqjen e sanksioneve”.

Marrëveshja bërthamore iraniane, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), ka qenë në kujdes intensiv që kur Donald Trump nxori SHBA-në prej saj.

Nën administratën e Biden përpjekjet diplomatike për ta ringjallur atë janë dyfishuar.

Nga ana tjetër kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar që nuk ka rikthim në marrëveshje dhe deklaroi se Izraeli nuk do të detyrohet për një marrëveshje të re me Teheranin.

Çfarë ndodhi me marrëveshjen?

Marrëveshja bërthamore lejon Iranin të prodhojë dhe ruajë sasi të kufizuara të uraniumit me përqendrim deri në 3.67%. Uraniumi me përqendrim 90% ose më shumë, mund të përdoret për të prodhuar armë bërthamore.

Trump tha se marrëveshja bazohej në “një trillim gjigand” sepse sipas tij një regjim vrasës nuk ka sesi të  dëshirojë një program paqësor të energjisë bërthamore. Prandaj Trump rivendosi sanksionet dëmtuese ekonomike në një përpjekje për të detyruar Iranin të negocionte një tjetër marrëveshje.

Qeveria iraniane, e cila këmbëngulte se nuk dëshironte armë bërthamore, refuzoi ta bënte këtë dhe u hakmor duke tërhequr një numër angazhimesh kryesore sipas marrëveshjes.

Që atëherë, shkeljet për një përpjekje për të rritur presionin mbi SHBA-në, janë shtuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore